Lleshaj takim me drejtuesit e Policisë Shkodër, zbardhen porositë

Zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zbarkuar në Shkodër, ku zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë të këtij qarku. Mësohet se në takim kanë marrë pjesë, drejtori i Qarkut, shefi i komisariatit dhe kupola drejtuese e kësaj drejtorie. Pjesë e diskutimeve ka qenë vijimi i operacioneve për goditjen e grupeve kriminale dhe rritja e sigurisë publike.

Për mbi dy orë Lleshaj zhvilloi takim me drejtues të lartë të policisë, përgjegjës sektorësh por edhe efektivë të tjerë.

Zv/Ministri ka dhënë disa porosi të qarta për të gjithë drejtuesit sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrollet për elementë kriminal që mund të lëvizin në qytet por edhe një patrullim të shtuar në akse të ndryshme problematike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve, Lleshaj ka qenë i prerë në disa porosi të tij duke kërkuar një shërbim sa më cilësor të policisë. Gjithashtu, mes porosive të tjera theksohet se efektivët duhet që të kenë kujdes në imazhin e tyre në raport me qytetarët. Shkodra është qyteti i parë pas Tiranës që zëvendësministri Lleshaj zhvillon një takim pas marrjes së postit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?