Lleshaj tregon bilancin e operacioneve të ”Forca e Ligjit”

Operacioni ”Forca e Ligjit” për tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar arritje shumë të madhe, ka një numër shumë të madh operacionesh dhe të arrestuarish për vepra nga më të ndryshmet. Kështu deklaroi mbëmë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një intervistë televizive.

”Niveli i goditjes ka qenë shumë i madh. Janë arrestuar vetëm këtë vit qindra persona për vepra të rënda kriminale që janë rezultat i punës së ”Task-Forcës” qendrore. Unë jam kujdesur që Taskforca të mos bëjë shumë zhurmë”,-nënvizoi Lleshaj.

I pyetur nëse ka grupe mafioze në Shqipëri, ministri Lleshaj tha se vendi ynë ka grupe dhe organizata kriminale por jo grupe mafioze. ”Këtu bëhet fjalë për një krim që është në faza të moderuara të sofistikimit dhe organizimit, sigurisht mjaft i rrezikshëm edhe në këtë nivel. Një krim që për shkak të kohës së pamjaftueshme që ka pasur për t’u organizuar dhe financave të pamjaftueshme nuk ka arritur në atë nivel sa të shndërrohet në një nivel të madh drame, saqë të mos mund t’i afrohet dikush. Nuk mund të them që Shqipëria ka mafie, ka grupe kriminale dhe organizata kriminale por nuk mund të them që ka mafie”,-tha Lleshaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Lleshaj, theksoi se ”jemi në një pikë pozitive historie, krahasuar me historinë kur në Shkodër kemi pasur 18-19 vrasje në një vit. Dhe këta që sot kanë vënë kujën, janë përgjegjës për këtë situatë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?