Lleshaj tur takimesh me drejtuesit e policisë, a vërtetojnë akuzat e opozitës?
Pas Durrësit dhe Shkodrës, zëvendësministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndodhet në Elbasan. Lleshaj duket se ka nisur një tur takimesh me drejtuesit e policisë vendore. Tre qytetet të cilat zv/ministri ka zgjedhur të vizitojë të parat, janë qytetet që opozita ka denoncuar më shumë sa i takon gjendjen së kriminalitetit.
Mesa duket, vizita e Lleshaj dhe fokusi i mbledhjeve, ku sipas atyre që është raportuar në media ka qenë situata e rendit në qytetet në fjalë, duket se konfirmon denoncimet e bëra nga opozita, se vërtet situata e krimit në të treja qytetet është në nivele të larta.
Në Shkodër, vetëm një ditë pas vizitës së Sandër Lleshit në një nga zonat më të populluara të qytetit u ekzekutua Fatos Ferracaku.
KOHA JONË SONDAZH

