Lleshi i shpall luftë opozitës: Partitë që nuk pranojnë zgjedhje, do ti konsiderojmë “Banda”

Që nga marrja e detyrës si ministër i Brendshëm mes shumë polemikash dhe kontestimesh, policia nën drejtimin e Sandër Lleshi, ka shfaqur dy kolona të punës së saj:

Paaftësi totale ndaj veprimtarisë së krimit nga ai ordiner deri te ai i organizuar dhe prezencë e egërsi deri të jashtëligjshme, kundër qytetarëve hallexhinj, opozitës dhe ndjekësve të saj protestues.

Ditën e djeshme Lleshi njësoj si në gati të gjitha daljet e tjera publike, në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv nuk kishte përgjigje për autorët e grabitjes së paprecedent në pistën e aeroportit të Rinasit, as për fatin e 10 milion eurove të grabitura, as për vrasjet e shumta mafioze pa autor, por kishte përgjigje të prerë, se si do të vepronte policia kundër opozitës ditën e zgjedhjeve në 30 qershor, nëse nuk merr pjesë dhe synon që të pengojë këtë farsë elektorale të Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zgjedhjet janë kryeinstitucioni demokratik mbi gjithçka. Kush mundohet t’i heqë shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes po bën veprën më të rëndë penale. Çdo parti ka të drejtën të bëjë zgjedhjet e veta, të jetë parti, të kthehet në bandë, por të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur s’jua ka dhënë njeri, e kanë fituar vetë, dhe atë të drejtë nuk ka mundësi t’jua heqë askush, sikur të përpiqemi, të bëhemi edhe bashkë. Ditën që vjen dita e zgjedhjeve, do bëhen zgjedhjet“, deklaroi Lleshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky qëndrim i frikshëm ndaj të drejtës së opozitës dhe qytetarëve, për të ndërmarrë aksione politike dhe për të zhvilluar protesta kundër zgjedhjeve moniste apo fasadë, madje nuk mund të quhet as ‘fashist’.

Ajo që po shohim me këtë qeveri e këtë ministër të Brendshëm është lufta e egër ndaj kundërshtarëve politikë të cilësuar si ‘Banda’ dhe nënshtrimi e madje aleancë e bashkëpunimi, me bandat e vërteta të krimit.

Lleshaj, tha se nuk i njëh më këto forca politike si opozitë. Sipas tij, opozita tashmë ndodhet në Parlament.

“Qetë e kam filluar, qetë e kam vazhdar, dhe qetë do ta mbyll.

Ajo që ju i referoheni si opozita, se unë nuk i referohem më si opozita, opozita është ajo që është opozitë parlamentare. opozita është një institucion që i referohet parlament. Pastaj opozitë mund të quani edhe ju veten, por në grupim ata nuk janë më opozita

Në parlament ka një opozitë, ajo është opozita. Unë atë njoh si opozitë, si ministër i brendshëm.

Sulmet duhen pyetur ata përse mi bëjnë.

Më bëjnë të ndihem përherë e më i qetë, dhe të them që hezitimin që kam pasur, këtë punë e kam pranuar pa ndonjë entuziazëm të madh, mu kërkua kjo punë nga kryeministri i Shqipërisë ku punoja si këshilltar. Pranova pa entuziazëm se është një betejë që nuk kisha investuar. Duke parë këto situata, them që ja paska vlejtur, sepse duhet kontribuar me aq mundësi sa kemi për të bërë një shërbim”, tha Lleshaj.

Sa i përket përdorimit të gazit lotsjellës në protestat antiqeveritare të opozitës joparlamentare, Lleshaj zbuloi tre urdhrat që ai vetë i ka dhënë Policisë, për të mos shkaktuar viktima.

“Unë policisë i kam thënë do të zbatojmë një strategji:

1 hap mbrapa në kohë, reagoni më vonë, jo të parët

një shkallë më poshtë në dhunë

0 viktima mos shkaktoni asnjë viktimë

Është si t’i lidhësh duart policisë dhe t’i thuash ke sukses

I mirëpres reagimet e qytetarëve në lidhje me gazin. I refuzoj të gjitha zërat që vijnë nga ata që në vend të gazit kanë përdorur plumba. I them stop, harrojeni të përdorni sulmin ndaj meje, ju që keni përdorur plumba.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?