Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Ngjela: Pagesë korrupsioni, Berisha në hall

Pagesë korrupsioni e ka cilësuar avokati Spartak Ngjela, pagesën prej 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike për lobim në SHBA. Për të Berisha duhet ta provojë këtë çështje përballë SPAK.

”Të vështirë do ta ketë, duhet që ti bëjë dokumetet të qarta. Duhet të jetë në një situatë të rëndë sepse ai është non-grata dhe kjo lloj pagese është korrupsion dhe prandaj i është përgjigjur edhe Uashintoni. Nëse kjo është e vërtetë, ai është në një gjendje të vështirë. Nëse ajo ka ardhur nga Amerika, ky e ka të vështirë, duhet ta provojë përballë SPAK. Berisha është non grata, ka paguar 6 milionë, kujt ja ka paguar?”, tha ai në ”Report TV”.

Nga ana tjetër, Ngjela thotë se Berisha është në hall të madh, pasi është edhe në një proces penal. Për të një person që është non grata nuk mund të bëhet kryeministër në Shqipëri. ”PS nuk bënë fare fushatë dhe tallet sepse e ka të sigurt. Ju mendoni se mund të bëhet kryeministër në Shqipëri një individë që mund të bëhet non grata në Amerikë. Shqipëria është zonë në interes Amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet që të mëshironi njeriun që është në hall, Saliu është në hall, është në një proces penal dhe këto ditë bëhet gjyqi. Po këtu SPAK-un e drejton Uashingtoni, ata e kanë marrë përsipër që të vendosin drejtësinë dhe jo padrejtësinë këtu. Edhe Trump që erdhi në pushtet, i ktheu ekspertët që janë në SPAK, dhe tani shpresohet se do të vendosin pushtetin gjyqësor në Shqipëri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?