Lobimi i PD-së, Rama: Partnerët janë të shqetësuar
Kryeministri Edi Rama, për kontratat e lobimit të PD-së të SHBA-së, thotë se partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar.
Në studion e gazetares Eni Vasili në News24, Rama theksoi se nuk ka bërë akuza, por ka kërkuar që çështja të zbardhet.
“Partnerët e Shqipërisë janë të shqetësuar. Cilët janë shqetësuar? Cilët janë partnerët e Shqipërisë. Ata janë të shqetësuar për këtë çështje. Ne nuk ngremë akuzë të drejtpërdrejtë për financim nga Kremlini për destabilizim në Shqipëri, por ne duhet ta përjashtojmë këtë duke u bindur 100%. Ne do të investohemi deri në këtë pikë derisa të jemi të bindur për njërën apo për tjetrën. Kjo ka ndodhur në vendin në kufirin tonë verior ku është bërë hataja (Mal i Zi)”,- tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

