Lobimi rus, Berisha: Basha të dalë e të thotë si i dërgoi paratë në Skoci
Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, kryetari i PD-së Sali Berisha foli edhe për lobimin rus. Berisha tha se lobimi është një akt personal i Lulzim Bashës dhe se të gjitha paratë i ka mbajtur për vete dhe se duhet të dalë dhe të thotë sesi i dërgoi paratë e financuara nga Rusia në Skoci.
“Ky është një akt shumë i rëndë për PD, ky është shkelmim, por do thekson tre gjëra. E para gjer sot nuk ka asnjë individ në PD që të ketë patur dijeni për financime ruse, akt personal i Bashës.
Së dyti, në 2018 kur ambasadori amerikan më ka sjell një dosje, ka pasur vetëm një artikull të Mother Jones dhe fletës se provonte se Muzin është lobist i PD, kaq kishte, në prill pas zgjedhjeve në 6 bashki, disa bashkatdhetarë më kanë informuar nga New York se kanë firmosur por s’kanë dhënë asnjë qindarkë siç mashtronte Basha.
Pasi u bënë tre burime kamë dalë në media dhe kam akuzuar Ramën se mbylli dosjen e Rusisë”.