“Lockdown” çon në pranga grupin e trafikut të drogës, mes të arrestuarve shqiptarë

Autoritetet policore italiane  kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin e koduar “Lockdown”, i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal me aktivitet në trafikun e lëndëve narkotike.

Operacioni ka çuar në ekzekutimin e 24 masa ndalimi mes të cilëve dhe shtetas shqiptarë.

18 persona janë vënë në pranga e 6 të tjera në arrest shtëpiak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi kriminal ishte i organizuar në tre nivele dhe shqiptarët kishin rolin e furnizimit me marijuanë, hashash e kokainë. Dy nivelet e tjera ishin përbërë kryesisht nga shtetas italianë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktiviteti kriminal i tyre shtrihej në territorin e provincave të Milanos, Monzës,Torino, Bergamo e Sassari.

Të arrestuarve u janë sekuestruar para, monedha ari, automjete, si dhe një stallë kuajsh e blerë nga paratë e drogës.

Gjatë operacionit “Lockdown” janë denoncuar dhe mjaft klientë konsumatorë të lëndëve narkotike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?