Logu i Bjeshkëve zgjedh vajzën më të bukur të Malësisë
Ditën e sotme në Malësi të Madhe është zhvilluar aktiviteti i përvitshëm Logu i Bjeshkëve. Në një ceremoni festive, ky aktivitet ka përzgjedhur dhe vajzën më të bukur Malësisë së Madhe, “Miss Bjeshka”. Çmimi i veçantë këtë vit ka shkuar për vajzën, Pomona Tinaj nga Vermoshi.
Gazetarja Manjola Zeka, e cila mori pjesë në këtë aktivitet ku evidentohen vlerat më të mira të traditës së Malësisë së Madhe dhe Shqipërisë, shkruan në Facebook: “Tradita vazhdon….Malësia e Madhe, Logu i Bjeshkëve kurorëzoi sot të bukurën e saj Pomona Tinaj nga Vermoshi. Një atmosfere festive që kush më mire se malësorët dinë ta bëjnë. Ky event u organizua në Qafe të Predelecit, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë z. Tonin Marinaj, pjesëmarrjen e deputetit të zones z.Paulin Sterkaj, si dhe personalitete të tjera të rrethit. Duket se çmimi i parë dhënë nga juria, ka kënaqur dhe publikun të cilët ndoshta si rrallë here e kanë mirëpritur dhe vlerësuar. Krenare që isha pjese e këtij eventi. Me pak fjalë, ku ka si vajzat e Malësisë së Madhe, më të bukurat në botë…”.
VIDEO nga festimet në Logun e Bjeshkës