Loiseau, kundër hapjes së negociatave Shqipërisë: Do e bllokojmë, si atëherë kur isha unë ministre

Duket se opozita franceze tashmë do të bashkohet bashkë për të kundërshtur hapjen e negociatave me Shqipërinë por dhe me Maqedoninë e Veriut.

Nëpërmjet një shkrimi të publikuar nga prestigjozja franceze RTL , ish-Ministrja franceze për Çështjet e Europës, Nathalie Loiseau është shprehur se hapja e negociatave është një veprim I pamundur të paktën deri në qershor të këtij viti.

Sipas saj e njëtja gjë vlen dhe për Maqedonin e Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në prenoncimin e bërë Nathalie Loiseau është shprehur se siç bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë në vitin 2017 njësoj do të veproj dhe tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ajo që bllokoi zgjerimin e Bashkimit Europian në Shqipëri dhe Maqedoni, unë isha kur isha ministre, njëspj dhe tani. Unë shkova në Maqedoninë e Veriut për të thënë jo, sepse nuk jeni gati, sepse nuk jemi gati, nuk do të ketë negocime në qershor. Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë ata, por zgjerimi nuk është i mundur”– është shprehur Nathalie Loiseau

Ndërkohë që prenoncimi i saj është i mbështetur dhe nga François-Xavier Bellamy, kreu i partisë opozitare Republikane.

Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni.Nëse  bisedimet me Shqipërinë do të hapen në qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë”, tha Laurent Wauquiez, kryetar i Partisë Republikane, vetëm 5 ditë më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?