”Lojtarët gati por mungon topi”! Çfarë duhet për të krijuar bursën shqiptare?

Ekonomia shqiptare është në krizë dhe Mark Crawford, investitor dhe ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, mendon se krijimi i bursës së Shqipërisë do të ishte një mundësi e mirë për të tërhequr investitorë. Ai tregoi në një intervistë në A2 se investitorë të ndryshëm, edhe amerikanë, kanë shprehur interes për Shqipërinë, ndërkohë që investojnë në dy bursat e Malit të Zi. Sipas tij, kompani si UKT, apo ato të naftës, mund të ishin një fillim i mirë për bursën shqiptare.

”Duhet që të kemi bursën në Shqipëri, por për momentin është si të kemi një stadium dhe lojtarët janë të gjithë gati por s’kemi top. Na duhet topi. Qeveria mund të na ndihmojë për të listuar një pjesë të vogël të kompanive shtetërore, për të filluar”.

Nga ana tjetër, ai tregon edhe ndryshimin mes fondeve të investimit dhe depozitimit të parave në bankë. “Nga fondet e investimit mund të kesh një normë fitimi 7%, disa herë deri edhe në 15%, ndërsa nga paratë e depozituara në banka mund të marrësh 1-2, ose 3%. Megjithatë, ne i këshillojmë investitorët që “të mos i fusin të gjitha paratë në një thes”, por të diversifikojnë investimin. Nëse investon përmes një fondi ka më pak risk se sa të investosh online, direkt në një aksion të kompanisë”.

SHKARKO APP