Lokali i Noizyt u përfshi nga flakët, zbulohet shkaku. Reagimi: ZINS do jetë përkohësisht i mbyllur
Lokali ZINS i këngëtarit të njohur, Noizy, u përfshi nga flakët. Sipas policisë nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve.
Në faqen zyrtare të Instagram-it të këtij lokali, thuhet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe se për shkak të flakë do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.
“Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë eklektike ZINS do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim.
KOHA JONË SONDAZH

