FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lombardia e Milano në lockdown, Konsullata shqiptare ndërpret shërbimet

Mbyllja e Lombardisë dhe Milanos ka detyruar Konsullatën shqiptare në Milano të ndërpresë shërbimet deri me datën 3 dhjetor.

Gjatë kësaj kohe Konsullata do të garantojë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente (si nulla osta vdekje).

Qytetarët që kanë  të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë ID, do të njoftohen me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet dhe të fillojë sërish lëvizja e lirë nga një qytet në tjetrin si dhe hyrja në Lombardi rajon i konsideruar zonë e kuqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIM I PLOTE

Swiss Digital Mobile Reklama

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeministrit Italian Giuseppe Conte i firmosur ne dt. 03.11.2020 i cili ka hyrë në fuqi sot në dt. 06.11.2020, komunikon se ndërpriten përkohësisht të gjitha shërbimet konsullore deri në datën 3 DHJETOR 2020.
Do të garantojmë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente (si nulla osta vdekje).

Qytetarët që kanë të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id, do të njoftohen nga ne me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet dhe të fillojë sërish lëvizja e lirë nga një qytet në tjetrin si dhe hyrja në Lombardi rajon i konsideruar zonë e kuqe.

Kontrolloni vazhdimisht profilin tonë zyrtarë në Facebook dhe faqen tonë zyrtare në web për njoftime të reja.

Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët tanë të ndjekin me përpikmëri dhe rigorozitet të gjitha udhëzimet e Qeverisë Italiane me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Faleminderit për mirëkuptimin!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?