Londër, 40-vjeçari shqiptar para ditëlindjes vret bashkëkombasen
Një shqiptar akuzohet për vrasjen e një gruaje shqiptare, në Londër.
Agim Isaku, 40 vjeç, dyshohet se ka vrarë 34-vjeçaren Elife Beqa, pak ditë më parë në shtëpinë e tij në Convent Way, Southall.
Isaku doli dje para gjykatës, e cila vendosi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, duke caktuar seancën e parë të gjykimit më 18 gusht.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pas një telefonate që fliste për një grua, e cila ndodhej në gjendje kome.
Gruaja më pas u identifikua si Elife Beqa dhe vdiq pak pas mbërritjes në spital. Sipas medieve britanike, ngjarja ndodhi një ditë përpara ditëlindjes së 40-të të Agim Isakut.
KOHA JONË SONDAZH

