Londër/Si u vra vëllai i modeles shqiptare, të pathënat e krimit
Ezekutimi i shqiptarit Flamur Beqiri, ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike. ”DailyMail”, shkruan se eliminimi i tij ka të bëjë me disa vrasje të ngjashme mes bandave të shqiptarëve në Europë duke theksuar se ai ishte ndër më të kërkuarit në Suedi. Flamur ”Alex” Beqiri, 36-vjeç, u qëllua rreth orës 9 të së martës, ndërsa gruaja e tij ulëriste nga tmerri jashtë shtëpisë së tyre në Battersea.
Policia në Suedi është duke punuar me Scotland Yard për rastin sepse disa nga ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij janë vrarë, pasi ai emigroi në Mbretërinë e Bashkuar tre vite më parë, një burim i tha gazetës Sydsvenskan në Malmo. Në vitin 2008 ai ishte një nga personat më të kërkuar në Suedi, pasi detektivët e cilësuan atë si pjesë të një bande ndërkombëtare së drogës që transferoi hashash me vlerë rreth 2 milion paund në Skandinavi. Policia tha në atë kohë se Beqiri u nis për në kufi me këmbë, por nuk dihet nëse ai u arrestua ndonjëherë ose u akuzua në lidhje me komplotin për të cilën akuzohej.
Një i brendshëm në Suedi tha sot për ”MailOnline” se Beqiri, i cili u transferua nga Shqipëria në Suedi qëkur ishte fëmijë, ishte ”i lidhur shumë” me kriminelët suedeze. Shoku i tij Naief Adaëi, 33-vjeç, u vu në shënjestër të një sulmuesi sirian para një dyqani në Malmo në gusht. Grabitësi i dënuar i bankës ia dorëzoi foshnjën e tij dy muajshe gruas së tij Karolin Hakim, 31-vjeç, dhe iku. Hakim u qëllua në kokë, por fëmija dhe babai i saj mbijetuan. Naief u burgos me tetë vite për një grabitje prej 7 milion dollarësh në Danimarkë në vitin 2008. Vrasja e Beqiri është e 146-ta në Londër për vitin 2019. Motra e tij është një modele e famshme e cila ka qenë e martuar me futbollistin e Manchester United, Anders Lindegaard por martesa e tyre nuk funksionoi.
Cili ishtë Flamur Beqiri, i njohur si Alex?
Beqiri është martuar me gruan e tij, Debora Krasniqi, në Cernobbio pranë Lake Como, Itali, në tetor 2018. Në artikullin në revistën ”Grace Ormonde Wedding Style”, i cili publikoi foto të rastit që tronditi Britaninë zbuloi se çifti u takua për herë të parë përmes Facebook. Zonja Krasniqi i tha revistës se dyshja, fillimisht ishin vetëm miq, por më vonë u dashuruan marrëzisht. ”Gjithmonë kishte diçka të veçantë në lidhjen tonë”,-tha ajo. Duke folur për ditën e veçantë, ajo tha se ”Unë pashë vetëm atë dhe djalin tim dhe gjithçka u duk kaq perfekte. Ndërsa ecnim si burrë e grua, u kthyem te njëri-tjetri, buzëqeshëm dhe thamë Pfff, faleminderit Zotit që jemi bashkë”.
Marrë nga /AbcNews/