Londra, Berlini apo Athina? Cilat vende të BE-së mund të goditen nga një raketë iraniane?
Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë rritur ndjeshëm shqetësimin në Evropë, pasi Irani ka demonstruar aftësi të avancuara raketore duke goditur bazën amerikane në Diego Garcia, rreth 4,000 kilometra larg territorit të tij.
Sipas analizave të publikuara nga Star TV, një raketë balistike me rreze veprimi deri në 4,000 kilometra mund të mbulojë një pjesë të madhe të kontinentit evropian, duke ngritur alarmin për sigurinë rajonale.
Në distanca më të afërta, Turqia ndodhet vetëm rreth 300 kilometra larg, ndërsa Qiproja rreth 1,000 kilometra. Me një rreze prej 2,000 kilometrash, përfshihet e gjithë Greqia, përfshirë ishujt në detin Jon, si dhe rajoni i Ballkanit, Rumania dhe Ukraina.
Nëse diapazoni zgjerohet në 3,000 kilometra, në rrezik teorik hyjnë vende të Evropës qendrore dhe veriore si Italia, Zvicra, Republika Çeke, Polonia, Gjermania dhe Suedia.
Ndërsa me një rreze maksimale prej 4,000 kilometrash, potencialisht mund të arrihen edhe zona më të largëta si Londra dhe Norvegjia.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se një goditje e tillë nuk është e sigurt. Evropa disponon të paktën 17 sisteme të ndryshme të mbrojtjes ajrore, të cilat janë projektuar për të kapur dhe neutralizuar raketa balistike, duke reduktuar ndjeshëm rrezikun real të goditjes.
KOHA JONË SONDAZH

