Lorenc Goga: Një Rilindje servile ndaj të huajve, por shkatërruese ndaj qytetarëve shqiptarë

Lorenc Goga, një djalë i ri që ka punuar shumë vite në Itali (mban edhe pasaportën italiane) i cili ka kohë që është kthyer në Shqipëri për të punuar me shpresën e një vendi normal, ka postuar zhgënjimin e tij nga sjella e shtetit.

Siç do ta lexoni këtë status të tij kuptoni se ku jetojmë, në një vend pa rregulla loje dhe pa ligj, ku qeveritari të bën ligjin, ku duhet të paguhesh nën dorë e ku duhet të mbijetosh duke u torturuar.

Lorenc Goga, që erdhi nga Bergamo e Italisë, e nxjerr lakuriq qeverisjen e sotme si dhe sloganin e Rilindjes se duhet të kthehen rinia në Shqipëri se kanë punë dhe Ligj.

Ai thotë se nëse vazhdon kështu do kthehem në Itali, por erdha se dua në vendin tim të punoj e investoj, sepse jam shqiptar.

Këta duan që Neritan Ceka të mos shkelë në Bylis, këta duan që Andi Lila të mos shkelë në stadium, këta duan që aktorët mos të shkelin në teatër, këta duan qe shqiptaret mos të rrinë në Shqipëri, këta duan që të paguash kudo nëpër spitale që nga roja te hyrja e deri te Primari, këta duan që të paguash për të regjistruar fëmijët në shkollë, këta duan që të paguash energjinë elektrike por nuk mbajnë përgjegjësi nëse ikja e ardhja e dritave 500 herë në ditë të shkatërron të gjitha pajisjet elektrike të një kompanie dhe naftën që harxhon për gjeneratorin nuk ta quajnë si shpenzim, këta duan që të paguash tatimet më datë 20, por kur kërkon rimbursim tvsh-je fillojnë e të telefonojne 2000 sekserë sepse shefat duan minimalisht 25% të shumës, këta duan të bëjnë bamirësi por vetëm për të dalë në media me kuti në duar dhe për të vrarë atë pak dinjitet që mund të ketë një familje e varfër, këta duan që lajmet t’i shohësh por vetem pasi jane siguaruar qe i kane bere mire makiazhin, kta duan te jene te mire e te bukur me qeveritarët e huaj sepse komplekset e inferioritetit u derdhen si hemorragji nga hundët por me njerëzit e tyre sa më shumë shkop gome! Këta në 4 vite qeverisje kanë menduar për popullin si njerka me Borëbardhën por me diferencën e vetme që, këtë herë, nese ky vend nuk zgjohet, nuk do ketë më një fund me princ të kaltër“,- shkruan Lorenc Goga postimin e tij në Facebook.

 

 

SHKARKO APP