Lorenc Vangjeli: Nëse rrëfehet Sajmir Tahiri shumë politikanë shkojnë në burg. Ai ka materiale edhe për orgji zyrtarësh
Në “Opinion” te Blendi Fevziu u fol për prapaskenat e burgosjes së ish-ministrit Sajmir Tahiri. Ndër të ftuarit ishte dhe analisti i njohur Lorenc Vangjeli.
Ai tha në studio se nëse flet (rrëfehet) Sajmir Tahiri shumë politikanë shkojnë në burg. Ai ka materiale komprementuese për shumë zyrtarë, bile edhe për orgji zyrtarësh të lartë.
Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala theksoi se ish-ministri Tahiri nuk është dënuar për akuzat që ishin në dosje, por për “shpërdorim detyre”, gjë e cila nuk shkon sepse ai nuk ka asnjë shpërdorim detyre. Gazetarja shtoi se Tahiri duhej dënuar për kanabizimin e Shqipërisë në vitin 2016 e pas, gjë të cilën nuk e ka bërë pa urdhër nga lart ose të shkonte në shtëpi për akuzën që i lanë pasi nuk ka “shpërdorim detyre”.
Me tej u tha në emision se drejtuesi i trupit gjykues në Apel ( i cili e dënoi) ka konflikt interesi pasi ka patur përplasje dhe sherr me Sajmir Tahirin kur ai ishte ministër.
Analisti Lorenc Vangjeli shtoi në emisionin “Opinion” se Saimir Tahiri ka informacione për njerëz të rëndësishëm, për detaje të jetës së tyre, për veset e madje edhe performancat seksuale të tyre. Edhe te orgjitë e tyre si zyrtarë të lartë. Bile në një institucion të lartë la të nënkuptohej analisti. Por kur Fevziu insistoi për emrat konkretë, analisti i njohur tha se ” pa merak, do vijë koha edhe për videot e tyre!”.
Vangjeli la të kuptohet se nëse Tahiri do të flasë politikanë të tjerë do të kenë pasoja.
“Drama e Saimir Tahirit ka nisur që kur u vendos ministër në detyrë. Mosha e re! Nuk emërohet ministër një djalë kaq i ri dhe aq me tepër ministër i brendshëm. E shikoni avokatin Maks Haxhia këtu në studio? Ka qenë kryeprokuror 33 vjeç. Perëndia dhe Sali Berisha e shpëtoi. Po të kishte vazhduar të qëndronte, fati i tij do të kishte qenë ndryshe. Njëri prej gjyqtarëve ka patur një konflikt të hapur me zotin Tahiri gjatë kohës që ai ka qenë në detyrë. Kryesuesi i trupit gjykues ka patur konflikt të hapur me zotin Tahiri. Dosja minimalisht do të kërkojë të rigjykohet, por për një politikan mjafton një ditë burg; hapja e derës dhe mbyllja brenda. Dhe karriera politike merr fund. Dhe atë e dogjën edhe njerëz brenda PS, e shikonin si rival.
Tahiri vërtet po e gdhin në qeli, por ka shumë shokë të tij, të majtë dhe të djathtë që po e gdhijnë pa gjumi, sepse arrestime do ketë edhe djathtas- u shpreh Vangjeli.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse këto deklarata janë informacione apo analiza të tij, Vangjeli tha: “Ka dalë ndonjë gjë gabim nga ato që të kam thënë? Nëse Saimir Tahiri flet, sikundër e ka lënë të kuptohet, do të ishte një thesar për të parë veset e atyre që pretendojnë se janë lart tij”.
Ndërkohë Ilir Meta te Çim Peka tha se kryeministri Rama e përdorte ministri Tahiri për të përgjuar të tjerët.
Por analisti tjetër i njohur Artan Hoxha tha te MCN në emisionin e Ylli Rakipit se ” Sajmir Tahiri i’u dorëzua “në tavë” amerikanëve, të cilët ndiqnin çdo seancë gjyqësore dhe se u bë kokë turku, jo vetëm për të kënaqur politikisht kundërshtarët e brendshëm dhe të jashtëm të tij, por edhe për të trumpetuar si sukses reformën në drejtësi. Me tej Artan Hoxha shtoi:
“Kush ishte i interesuar? Ishin të paktën katër ministra të qeverisë, shumë të shqetësuar dhe ankoheshin te kryeministri që ai na përgjon, na survejon. Përveç Metës që ishte i deklaruar kundër Tahirit, pasi Ilir Meta e kishte fiksim se përgjohej nga Tahiri. Opozita e kishte vënë në kryq, sulmohej më shumë se Rama vetë.
Ministrat ishin të bindur që ai i përgjonte. Mban mend historine me IMS Catcher? Arriti puna që Saimirit vetë i çuan një përgjues te ajo që grinte letrat në zyrë. Pra edhe kundërshtarët i futën përgjues në zyrës ministrit Tahiri,
Kur filloi rënia e Tahirit, nuk u bë menjëherë, por e çmontuan derisa e lanë në atë ditë që avokati këtu i tha, Visi çoji dy paketa te vendi.
Nga 2017 deri në shkurt 2022, Saimirin e çmontuan, e lanë pa mbrojtje.
Përveç kësaj historie, ja çuan në tavë amerikanëve, për të mbyllur të gjithë atë histori dhe jo më kot në çdo seancë, ambasada amerikane nuk ka munguar në asnjë seancë. Gjyqtari po të shikonte ata dy amerikanë qe vinin, i ulej qepeni atij. A e di ti që nuk po gjenin dot gjyqtar për ta dënuar? Morën këta në Vlorë, sepse nuk janë të gjykatës speciale. Bile ata vetëm lexuan vendimin që ua kishin shkruar të tjerë.
Të dënosh ministrin e brendshëm, me atë dosje, është ku thërrët qameti. Na intereson të ndëshkojmë fenomenin që i kushtoi shtrenjtë Shqipërisë, sesa të merremi me atë që tha avokati, të kënaqim disa interesa politike dhe diplomatike të momentit”, tha Hoxha.
Ishin disa në PS që e donin të vdekur politikisht dhe ia arritën.