Lotaria amerikane, ambasada e SHBA-ve: Do ketë fitues të rinj

Ata që kishin aplikuar për llotarinë amerikane por nuk rezultuan fitues, sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se do të ketë fitues të tjerë për lotarinë amerikane, pasi janë përzgjedhur aplikantë të rinj.

Në një njoftimin e saj, Ambasada e SHBA thotë se ata që janë përzgjedhur të fillojnë procesin e nxjerrjes së vizës.

Njoftimi i ambasadës së SHBA:

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajm i mirë për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur. Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së. Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë.

Për më shumë lexoni këtu

http://goo.gl/J2Zmr2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?