Lotaria amerikane. Me 15 maj klikoni të shikoni emrin!

Keni aplikuar për lotarinë amerikane të vizave të diversitetit? Epo përgatituni për të kontrolluar përgjigjet nëse jeni përzgjedhur apo jo.

“Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë!”, shkruan Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në faqen e saj zyrtare të rrjetit social Facebook.

Përpjekja për të siguruar një vizë emigrimi në SHBA është e kahershme për shqiptarët, që prej rënies së komunizmit.

Kujtojmë se, për shkaqe teknike, aplikimet që u dorëzuan gjatë periudhës 3-10 tetor nuk konsiderohen të vlefshme. Ambasada njoftoi të gjithë aplikantët që të riaplikonin sërish nga 18 tetori i vitit 2017 deri më 22 nëntor të vitit të kaluar.

Tashmë, këto aplikime janë marrë në konsideratë përmes një sistemi elektronik përzgjedhjeje, e përgjigjet do të mund t’i kontrolloni personalisht ju, në adresën e internetit https://dvlottery.state.gov/ duke filluar nga e marta e 15 majit, ora 18:00, duke kontrolluar statusin e aplikimit përmes numrit të konfirmimit.

SHKARKO APP