Lotë gëzimi në çadër. E mbijetuara nga tërmeti sjell në jetë Ajselin
Në mesin e tragjedisë, teksa dhjetëra familje janë në lot për jetët e humbura nën rrënoja, e të tjerë janë strehuar nga shteti pas dëmeve në banesat e tyre nga tërmeti, Ajseli i ka sjellë gëzim familjes Sula. Nëna e saj e prekur nga tërmeti, ka sjellë në jetë fëmijën e saj, vajzën Ajsel. Familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën.
KOHA JONË SONDAZH

