LSI, Rexhina Leka: Në Durrës mbi 8 mijë banorë kalojnë dimrin e dytë në çadra

 Më shumë se 8 mijë banorë që humbën banesat nga tërmeti i vitit 2019, janë ende në çadra. Rexhina Leka, anëtare e Kryesisë së LSI Durrës, ka publikuar pamje nga çadrat ku jetojnë fëmijë dhe gra në temperaturat minus gradë.

Leka shprehet se kjo është qeveria më e papërgjegjshme që shqiptarët kanë pasur në 30 vitet e fundit, ndaj dhe duhet ta largojnë më 25 prill.

“8,000 banorë po kalojnë dimrin e dytë në çadra dhe kontenierë. Më 25 prill të largojmë qeverinë më të papërgjegjshme në 30 vitet e fundit”,- shkruan Rexhina Leka.

SHKARKO APP