LSI Durrës/Kuçi: Rilindja ka shkatërruar historinë dhe vlerat e çmuara të qytetit
Kryetarja e LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi akuzon qeverinë duke thënë se ka shkatërruar historinë dhe vlerat e çmuara të Durrësit. Përmes një postimi në facebook, Kuçi nënvizon se ””Torra Veneciane” që është simboli i Durrësit, e fshehur dhe e padukshme nën hijen e përbindëshit prej hekuri dhe betoni të “Velierës” 6 milionë dollarëshe nga xhepat e taksapaguesve të Durrësit”.
Postimi i plotë
“Torra Veneciane” ikona dhe simboli i Durrësit, e fshehur dhe e padukshme nën hijen e përbindëshit prej hekuri dhe betoni të “Velierës” 6 milionë dollarëshe nga xhepat e taksapaguesve të Durrësit. “Rilindja” ka shkatërruar historinë dhe vlerat e çmuara të Durrësit. Më 25 prill do e shporrim përgjithmonë sektin e betonit dhe korrupsionit dhe do i kthejmë Durrësit dinjitetin që meriton.