LSI Durrës, Kuçi: Vetëm pak orë shi dhe qyteti përmbytet (FOTO)

Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi ka denoncuar faktin se një pjesë e qytetit është përmbytur kjo vetëm pasi ra pak orë shi. ”Durrësi nuk e meriton këtë. Durrësi është qytet i bekuar dhe i mrekullueshëm, por fatkeqësisht i drejtuar nga një Bashki dhe Qeveri që po zhvat dhe po e shkatërron atë çdo ditë e më shumë”,-shkruan Kuçi.

Postimi i plotë

Vetëm pak orë shi dhe Durrësi përmbytet. Ky është efekti i betonizimit të qytetit, i tenderave qindra milionë euro për oligarkët, i projekteve abuzive të sektit të betonit dhe korrupsionit që ka emrin “Rilindje”.

Durrësi nuk e meriton këtë. Durrësi është qytet i bekuar dhe i mrekullueshëm, por fatkeqësisht i drejtuar nga një Bashki dhe Qeveri që po zhvat dhe po e shkatërron atë çdo ditë e më shumë.

Më 25 prill i gjithë Durrësi do i japë shuplakën më të rëndë këtij sekti shkatërrues dhe korruptiv.  Më 25 prill Durrësi do jetë i qytetarëve dhe jo më i zuzarëve pa zemër dhe pa vizion për qytetin tonë të bukur.

SHKARKO APP