LSI, Ergi Shkëlqimi: Drekat e darkat e ministrave në Dubai, qindra herë më të larta se rroga e të rinjve

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se drekat e darkat e ministrave në Dubai, janë qindra herë më e lartë se rroga e të rinjve.

“Emigrimi i të rinjve është një plagë që nisi gjatë viteve ’90-të e po vazhdon edhe sot, duke prekur 2 breza.

Një nga zonat më të prekura nga shpopullimi është qyteti i Elbasanit, ku unë jetoj. Forca vitale e të rinjve mungon për shkak politikave të gabuara që janë ndjekur, kryesisht vitet e fundit. Është e pafalshme që të krijohet një valë e tillë emigrimi vetëm që një bashkësi e vogël si “rilindja” të kënaqen me dreka e darka në Dubai, me vlerë të tavolinës e cila është qindra herë më e lartë se rroga e të rinjve në Elbasan, që përveç studimeve edhe punojnë. Me aq para sa harxhohen në këto darka mund të ndihmohen sipërmarrje të nisura nga të rinj, apo të përdoren për t’u dhënë mundësi të rinjve të qëndrojnë këtu, e jo të vazhdojnë këtë trend largimi.

Përfaqësuesit e “rilindjes” le t’i hanë darkat e luksit deri me 25 Prill, kur të rinjtë e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë do të votojnë forcën politike që mendon dhe vepron për të rinjtë, që ka në fokus politikat rinore dhe që do ta bëjë Elbasanin dhe Shqipërinë shtëpinë e të rinjve”, shprehet Ergi Shkëlqimi, anëtar i Kryesisë së LSI Elbasan.

SHKARKO APP