LSI Korçë nxjerr pamjet, Petrika Mele: Niko Peleshi dhe Petrika Tollkuçi mbushin karriget e Rilindjes me administratën publike
Aktualitet E Shtunë, 6 Mars 2021 15:27
Koordinatori i LSI në Korçë, Petrika Mele denoncon përpjekjet e Rilindjes për mbushjen e sallave në takimet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Denoncimi i LSI në Korçë
Niko Peleshi dhe Petrika Tollkuçi mbushin karriget e Rilindjes me administratën publike.
Petrika Tollkuçi, Drejtor i FSDKSH( Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor) dhe njëkohësisht Koordinatori politik i PS në, NjA.Mollaj në panik nga humbja e thellë në këtë njësi administrative po kërkon me ngulm dhe arrogancë vota nga punonjësit e administratës.
Punonjës dinjitozë të administratesu publike mos u trysnoni nga kërcënimet dhe shantazhi i burokratëve të vegjël të Rilindjes. Ata janë të pashpresë, të friksuar dhe në ankth nga uragani opozitar i 25 Prillit.
Banorët e ndershëm dhe tejet puntorë të Dvoranit, Kamenicës, Pulahës, Floqit dhe Bellovodës janë të velur me mashtrimet bajate të Tollkuçit në dy fushata elektorale, ndaj në 25 PRILL do e shpartallojnë Rilindjen me votë masive.