LSI: Kryeministri të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë me një propozim konkret për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar këtij të fundit të shpallë gjendejn e jashtëzakonshme, si pasojë e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit në Shqipëri.

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili dhe ish-deputetja Floida Kërpacci në një deklaratë të jashtëzakonshme nga selia e LSI-së paraqitën dhe një plan prej 7 pikash që qeveria “Rama” duhet të vërë pa humbur kohë në zbatim, një propozimky në kuadrin e daljes nga kriza ekonomike.

Propozimet e LSI-së

1.Heqja e taksave lokale për të gjithë bizneset dhe familjet, duke filluar nga muaji mars dhe për gjatë gjithë kohëzgjatjes së kufizimeve për shkak të karantinës.

2.Garantimi i Pagesës me vlerë 80% për të gjithë personat që janë në punë, por nuk mund të punojnë, dhe për pasojë nuk paguhen për arsye të mbylljes së aktivitetit të sipermarrjes ku ata punojnë, për shkak të karantinës, përfshirë edhe të gjithë ushtruesit e profesioneve të lira.

Pagesat të kryhen në numrat e llogarisë së të punësuarve.

3.Të rimbursohen nga shteti sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të kategorive të punonjësve të trajtuar me 80% të pagës, për të gjithë periudhën në të cilën këta punonjës do të jenë pa punë për shkak të karantinimit dhe kohës që do ti duhet biznesit për të rikthyer aktivitetin e biznesit të tyre në punë.

4.Subvencionim për të gjithë fermerët, prodhimet e të cilëve nuk mund të shiten për arsye të bllokimit të transportit, apo të pamundësisë së sigurimit të imputeve bujqësore dhe për pasojë, mos realizimit të prodhimit bujqësor. AZHBR duhet të bëjë nje disbursim me procedura të përshpejtuara për çdo fermer.

5.Subvencionim të të gjithë pagesave, që të palikujdura studentëve si detyrime për  vitin shkollor 2019 – 2020.

6.Shtyrje e pagesave të TVSH si dhe tatimeve të bizneseve për një periudhë  më të vonë, në vlerësim të kohëzgjatjes së karantinës, por jo më parë se muaji qershor.

7.Për të gjithë ata qytetarë që janë të regjistruar në asistencë, si dhe për pensionistët, shteti të marrë përsipër rimbursimin e faturave të energjisë dhe të ujit.

SHKARKO APP