LSI, Kuçi: Banorët e Durrësit paguajnë faturat e ujit më të larta në vend
Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se banorët e Durrësit po përballen me faturat më të larta të ujit në vend.
Kryetarja e LSI-së për Durrësin, Kontjana Kuçi bën me dije se faturat mujore të ujit për familjet e Durrësit shkojnë deri mbi 5,000 lekë të reja dhe madje gjatë periudhës së karantinës arritën deri në 7,000 lekë të reja për klientët familjarë.
Denoncimi i kryetares së LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi
Banorët e Durrësit paguajnë faturat e ujit më të larta në vend.
Faturat mujore të ujit për familjet e Durrësit shkojnë deri mbi 5,000 lekë të reja dhe madje gjatë periudhës së karantinës arritën deri në 7,000 lekë të reja për klientët familjarë.
Ky është trefishim i faturës për çdo konsumator. Ky është abuzim.
Durrësi është qyteti më i goditur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe efektet e pandemisë mbi familjet dhe biznesin e Durrësit kanë qenë tejet të rënda.
Trefishimi i faturave të ujit është zhvatje dhe rëndesë edhe më e madhe për familjet e thjeshta por edhe për biznesin e vogël.
Sipas strategjisë kombëtare për sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve 2020-2030, qeveria do rrisë me 75% tarifën e ujit deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive Ujësjellës Kanalizimeve.
Familjet e thjeshta, pensionistët, të papunët, nuk mund ta përballojnë një faturim të tillë. E gjithë paga apo pensioni i tyre shkon vetëm për faturën e ujit dhe dritave.
Qeveria në ikje por edhe Bashkia pa kryetar e Durrësit kanë abuzuar vazhdimisht me banorët e Durrësit duke mos ofruar asnjë mbështetje por vetëm duke i zhvatur edhe në nevojat më jetike të tyre si uji, energjia elektrike, etj.
Kjo politikë e penalizimit të qytetarit do marrë fund më 25 prill dhe Durrësi nuk do i përkasë më sektit të betonit dhe korrupsionit por vetëm banorëve të Durrësit.