LSI, Mehmetaj: Ende asnjë përgjegjës për përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare

Kur ka kaluar një javë nga përmbytja e librave në Bibliotekën Kombëtare, deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kejdi Mehmetaj ka reaguar sërish, duke evidentuar se ende nuk ka asnjë përgjegjës dhe asnjë ndërhyrje për parandalimin e përmnbytjeve në të ardhmen.

Reagimi i Kejdi Mehmetajt

Estrada që kthehet në diktaturë dhe “profesionistët” që i bëjnë sehir pushtetit!

Swiss Digital Desktop Reklama

Një javë pas përmbytjes dhe një vit pas zjarrit në Bibliotekën Kombëtare, ku janë nëpunësit e zellshëm të qeverisë që nguteshin kush e kush të thoshte më parë se Teatri Kombëtar duhet shembur për shkak të rrezikshmërisë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht se Teatri nuk është përfshirë nga flakë e pavarësisht se nuk përmbytet, ai menjëherë duhet shembur (se kështu do Kryeministri), ndërsa për Bibliotekën Kombëtare të gjithë e kanë gojën të kyçur.

Asnjë përgjegjës! Asnjë ndërhyrje!

Edhe fondin prej 12 mijë librash e thajnë me tharëse flokësh, se qeveria jonë është e varfër në buxhet dhe e tharë në shpirt që të kujdeset për Bibliotekën.

Ku është drejtori i Institutit të Ndërtimit? Pse nuk flet me zell edhe për Bibliotekën njësoj si për Teatrin? Më njoftuan se edhe për të kontrolluar godinën kishte shkuar pasi kishte rënë niveli i ujit, që të mos gjente shkakun e vërtetë të përmbytjes.

Ku është drejtori i Zjarrëfikësve? Pse nuk ka marrë asnjë masë për të mbyllur Bibliotekën Kombëtare ashtu siç kërkon për Teatrin?

Ku janë ata profesorët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë për të cilët godina e Teatrit Kombëtar nuk ishte trashëgimi kulturore? Po librat i vlerësojnë të rëndësishëm për tu ruajtur? Librat a vlejnë si dëshmi e prekshme e historisë dhe Identitetit tonë Kombëtar?

Ku janë ata urbanistë dhe arkitektë që nxitonin të merrnin fjalën në shfaqjet e Kryetarit të Bashkisë? A nuk vlerësojnë ata se është dëshpëruese për Shqipërinë që Biblioteka Kombëtare të jetë një hapsirë e sajuar të cilës me zor i gjen derën dhe nuk ka as edhe një sallë të vetme dinjitoze?

Përgjigja është fare e thjeshtë. Biblioteka Kombëtare nuk ka tokë për të ndërtuar Kulla. Biblioteka Kombëtare nuk ofron para për xhepat e Kryeministrit!

Kryeministrit po i vjen fundi! Shqiptarët nuk do përsërisin gabimet e të shkuarës duke i hapur rrugë diktatorit Rama.

Po ju “profesionistëve” cfarë do ju mbetet? Një gurë i rëndë në ndërgjegje që nuk treguat karakter e dinjitet përballë pushtetit.

Ps. Ndërkohë Kryeministrin e gjeni në Korçë duke buke bërë rolin e kllounit në estradën e rradhës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?