LSI nxjerr pamjet, Kuçi: Durrësi duhet t’i thotë JO “rilindjes”, sektit të betonit dhe korrupsionit
Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon betonimin që po i ndodh qytetit të Durrësit.
Kryetarja e LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi, publikon dhe pamjet nga vargu i makinave betoniere që sipas saj shtrihen nga hyrja e Durrësit e deri tek “Currilat”.
Kuçi shprehet se Durrësi duhet t’i thotë JO “rilindjes” dhe sektit të betonit dhe korrupsionit.
“Beton natë e ditë. Nga hyrja e Durrësit e deri tek Currilat.
Beton dhe vetëm beton edhe para edhe gjatë pandemisë.
Na e shkatërruan qytetin tonë të bukur.
Durrësi duhet t’i thotë JO⛔️ “rilindjes” sektit të betonit dhe korrupsionit”, shprehet Kontjana Kuçi, Kryetare e LSI Durrës në reagimin e saj përmes rrjeteve sociale.