LSI nxjerr pamjet nga Durrësi: Skela u ngrit mbrëmë që Rama ta shiste sot si kantier rindërtimi
Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon skandalin në Durrës, duke deklaruar se skelat u vunë mbrëmë gjatë natës që sot kryeministri Edi Rama të bënte xhirimet e radhës duke e shitur si kantier rindërtimi.
Denoncimi vjen nga kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, e cila teksa publikon dhe pamjet nga “kantieri” i Ramës, e cilëson këtë si skandal dhe tallje e kryeministrit në largim me banorët e Durrësit të cilët prej një viti jetojnë në qiell të hapur, për shkak se banesat e tyre u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
“Skandal dhe tallje me banorët e Durrësit! Skelat u vunë mbrëmë gjatë natës që sot kryeministri në largim të bënte xhirimet e radhës duke e shitur si kantier rindërtimi. Të gjithë së bashku ta largojmë më 25 prill këtë klloun që bën propagandë me fatkeqësinë e banorëve të Durrësit. Të gjithë së bashku më 25 prill të ndërtojmë Durrësin dhe mbarë Shqipërinë!”, shprehet Kontjana Kuçi, kryetare e LSI Durrës.
Skandal dhe tallje me banorët e Durrësit📍
Skelat u vunë mbrëmë gjatë natës që sot kryeministri në largim ⬇️ të bënte…Pubblicato da Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës su Mercoledì 18 novembre 2020