LSI publikon fotot. Personi që bleu vota në Maqellarë, pjesë e shtabit të kandidatëve të PS

Ditën e sotme Policia e Dibrës njoftoi arrestimin e dy personave, të cilët u ndaluan dje nga qytetarët, pasi blinin vota. Në makinë ju gjetën me shumë se 7 mln lekë dhe emra të qytetarëve që u ishte blerë vota për të votuar në PS. Personat e kapur në makinë ishin zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, e cila drejtohet nga PS.

Ditën e sotme, pas arrestimit të atyre që blinin vota, PS e Dibrës thotë se personi, Denis Xholi, që është drejtor juridik në Bashkinë e Bulqizës është i LSI-së!

Ndërkohë LSI e Bulqizës ka publikuar foto ku personi i arrestuar për blerje votash është në shtabin elektoral të kandidatëve të PS si dhe ka publikuar në adresat e tij sociale gjithë aktivitet e PS në këtë qark. “Aq ngushtë janë zënë drejtuesit e sektit “Rilindja” në Dibër, #Dionisi & Co, saqë në vend që minimalisht të distancohen ose tek e fundit të heshtin përballë turpit të tyre të faktuar, ata mundohen të sheshin njerëzit e tyre si eksponentë të LSI”,- thuhet në njoftimin e LSI në Bulqizë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Justifikimi i PS se person që blinte vota është i LSI është i pavërtetë edhe për faktin se mes qytetarëve që ndaluan Denis Xholin, ishin dhe mbështetës të LSI dhe kandidati Hajri Laçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e plotë e LSI në Bulqizë

“Janë zënë aq ngushtë sa po shesin edhe njëri-tjetrin!

Ditën e djeshme të gjithë qytetarët panë me zë dhe figurë sesi eksponentë të “Rilindjes” në Dibër u kapën në flagrancë, gjatë tentativës për të blerë me para në dorë votat e qytetarëve në Maqellarë.

Aq ngushtë janë zënë drejtuesit e sektit “Rilindja” në Dibër, #Dionisi & Co, saqë në vend që minimalisht të distancohen ose tek e fundit të heshtin përballë turpit të tyre të faktuar, ata mundohen të sheshin njerëzit e tyre si eksponentë të LSI.

Se për kë punojnë, se për kë blejnë vota, dhe se eksponentë të kujt janë këtë e vërtetojnë fotot e mëposhtme, por pa asnjë dyshim do e vërtetojnë edhe organet e hetimit”.

https://arkiva.kohajone.com/makine-me-para-ne-maqellare-kandidati-i-lsi-hajri-laci-u-kapen-7-mln-leke-ja-kush-eshte-zyrtari-i-ps-qe-ble-vota/

Janë zënë aq ngushtë saqë po shesin edhe njëri-tjetrin!

Ditën e djeshme të gjithë qytetarët panë me zë dhe figurë sesi…

Posted by Lsi Bulqize on Friday, April 23, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?