LSI: Qeveria asnjë masë për banorët e Korçës
Pas PD-së, edhe LSI-ja ka akuzuar qeverinë për mashtrim. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një postimi në facebook, thotë se banorët e prekur nga tërmetet në qarkun e Korçës, janë lënë në mëshirë të fatit. Sipas tij, një pjesë e tyre po i rindërtojnë vetë banesat.
Postimi i plotë
Edi Rama dhe qeveria e tij mashtron banoret e qarkut te Korçes te prekur nga fatkeqesia natyrore. Nuk ka asnje mase te marre nga qeveria per banoret te cilet po perballen me veshtiresi te jashtzakonshme. Vleresimet po behen ne menyre selektive politike, pa asnje shprese per banoret te cilet sot prej me shume se 40 ditesh po perballen te vetem me kete fatkeqesi natyrore. Nje pjese e banoreve kane filluar te ndertojne me shpenzimet e tyre shtepite pasi qeveria e ketij kryeministri mashtrues i la ne meshire te fatit.
KOHA JONË SONDAZH

