LSI, Spahiu: Qytetarët nuk do t’i shpëtojnë pagesës shtesë në faturën e dritave

Në konferencën për shtyp, kreu i Financave Arben Ahmetaj paralajmëroi nismën më të fundit të qeverisë ku në faturën e dritave për prillin mund të ketë brenda dhe taksën e pronës, e cila do të përllogaritet sipas një mënyrë të re që merr për bazë vlerën e objektit dhe jo sipërfaqen.

Qeveria njoftoi sot se po merret me procedurat e fundit dhe brenda marsit do të merret vendimi përfundimtar.

Por ky lajm ka shkaktuar reagimin e ashpër të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu deklaron se qytetarët nuk do të mund t’i shpëtojnë rritjes së taksave, pasi tashmë qeveria do ta përfshijë në faturën e dritave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ministri i Financave jep lajmin e madh: Fillon mbledhja e taksave të shtëpive e s’keni ku ti shpëtoni, pasi do ta keni në faturën e dritave… Shumë mirë, por si nuk dhatë një lajm se u hap një biznes i ri, se u punësuan disa të rinj, se doli nga skema e ndihmës ekonomike një familje pasi ju gjet një punë kryefamiljarit, se Qeveria pranon minimumin jetik, se sot nuk pati asnjë lajm për vrasje, grabitje apo kapje tonelatash droge… A po, kemi dhe lajmin e përditshëm të mbjelljeve të pemëve”- u shpreh në reagimin e tij, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?