Lu dhe stafi i Ambasadës amerikane urojnë me “Jingle Bells” (VIDEO)

Punonjësit shqiptarë dhe amerikanë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, kanë shprehur urimet për popullin shqiptar, teksa festojnë festat, me një mesazh të veçantë videomuzikor.

Mbi 40 diplomatë amerikanë dhe anëtarë të personelit vendas, përfshi Ambasadorin Donald Lu, kënduan këngën klasike të festave Jingle Bells së bashku me muzikantët e njohur shqiptarë, Lindi Islami dhe Venera Lumani.

Videoja demonstron përpjekjet e fundit të Ambasadës së SHBA për t’u lidhur me publikun shqiptar nëpërmjet medias sociale.

Një video e postuar vitin e kaluar ku personeli i ambasadës këndonte “Ja na Erdhi Viti i Ri” arriti më shumë se 600,000 shikime në faqen e Ambasadës në rrjetin Facebook.

Një këngë urimi për fundvit, ambasadori Lu vazhdon traditën e një viti më parë

SHKARKO APP