Lu: Të drejtat e njeriut, qeveria s’dialogon me Avokatin e Popullit

Ambasadori amerikan, Donald Lu është shprehur se qeveria ka mungesë të gatishmërisë për të pasur dialog me Avokatin e Popullit, teksa ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga ky institucion për të drejtat e njeriut.

“Z. Totozani ka një bashkëpunim të shkëlqyer me komunitetin ndërkombëtar. Ai ka marrëdhënie të forta me shoqërinë civile. Ajo që shoh të mungojë është gadishmëria e qeverisë për të pasur dialog me Avokatin e Popullit dhe për të pranuar se ndonjëherë ata gabojnë”, është shprehur Lu.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Rauning i ka vlerësuar raportet dhe rekomandimet e Avokatit të popullit si mjaft orientuese dhe që japin sugjerime të vyera për zgjidhje të realizueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prandaj raportet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit japin orientime dhe sugjerime të vyera për zgjidhje të realizueshme në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri”, ka thënë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tij, Avokati i Popullit, Igli Totozani bëri një pasqyrim të situatës reale të të drejtave të njeriut mbi bazë të inspektimeve, monitorimeve dhe verifikimit të ankesave të shumë qytetarëve pranë institucionit. Z. Totozani tha se: “shpesh duhet të përballesh me pozitën e vështirësisë individuale dhe institucionale për të punuar për mbrojtjen e të drejtave, në një kohë që jo rralle administrata publike bën një vesh të shurdhët, dhe shpeshhere nuk bashkëpunon dhe nuk reagon ndaj rekomandimeve, apo propozimeve, që i drejtohen nga ana e Avokatit të Popullit.

Në këtë aktivitet krahas dy ambasadorëve, të SHBA dhe OSBE-së, ishin të pranishëm edhe koordinatori Rezident i Kombeve të Bashkuara z. Brian James Ëilliams, Kreu i Seksionit Politik, Ekonomik dhe Informacionit i Delegacionit të Bashkimit Europian, Jan Rudolph, Drejtuesi ad hoc i Zyrës së Këshillit të Evropës, Olsi Dekovi, përfaqësues të institucioneve të pushtetit qendror dhe atij vendor, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?