Luan Baçi: Protestën e kanë kërkuar qytetarët, ja dy kërkesat kryesore

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha se është kërkese e qytetarëve dhe demokratëve për të protestuar.

“Mazhoranca politike është këtej. Ne kemi qenë legjitimë, por nuk ishim legalë. Sot PD është më e bashkuar se kurrë, me kryetar Sali Berisha. Protesta ka kërkesat e veta, dhe kërkesa janë të pandryshuar. Qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe lirimin e kryetarit të PD.

Është protestë kundër padrejtësisë, kundër veprimeve të padrejta të SPAK, kundër atyre prokurorëve që mbajnë Berishën të Izoluar. Është protestë kundër padrejtësisë dhe jo kundër institucioneve”, tha Baçi për Neës 24.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?