Luan futboll dhe thyen dorën gjatë ndeshjes Ballkan – BE

 

Aleksandar Antiq ka pasur fatin të keq gjatë ndeshjes mes Ballkanit dhe BE -së, të mbajtur në Vjenë, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, ku ai ishte portier. Ekipi i “Ballkanit” ka fituar, por ministri serb është lënduar gjatë ndeshjes, duke përfunduar me dorë të thyer. Ekipi i Ballkanit është përbërë nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruveski, ministri i Jashtëm boshnjak, Igor Çërnadak, homologu i tij malazez, Igor Llukshiç, por ekipi ishte përforcuar edhe nga përfaqësuesit e ministrisë së punëve të jashtme të Austrisë. Ndeshja përfundoi me rezultat 4:2 në favor të ballkanasve.  

SHKARKO APP