Luan Rama: Nderimi për dëshmorët, amanet i përjetshëm

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka marrë pjesë sot në homazhet për Ditën e Çlirimit, të zhvilluara në qytetin e Vlorës. Në një prononcim për mediat, Rama shprehet se askund tjetër më mirë se në Vlorë nuk merr kuptim dhe vlerë dita e çlirimit.

“Në Vlorën e flamurit, në festën e çlirimit të atdheut: NDERIMI PËR DËSHMORËT,

AMANET I PËRJETSHËM. Një emocion i veçantë festimi i 29 nëntorit të çlirimit të atdheut në Vlorën e flamurit. Askund tjetër më mirë se në Vlorë nuk merr kuptim dhe vlerë dita e çlirimit, pasi 29 nëntori i fitores mbi fashizmin dhe bashkëpunëtoret e tradhëtarët vendas jetësoi e i dha vlerë edhe vetë pavarësisë së atdheut.

Përjetë nderim dhe mirënjohje dëshmorëve të atdheut dhe luftës partizane që e renditi Shqipërinë në koalicionin e madh antifashist botëror!”,- shkruan Luan Rama në një postim në Facebook.

SHKARKO APP