Luan Rama, paguan qeranë vjetore të një shkolle në Elbasan: Protestë ndaj shtetit

 

Deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama, paguan qeranë vjetore të një shkolle në Elbasan. Bëhet fjalë për shkollën e fshatit Vasjan në Elbasan, ku nxënësit mësojnë në një dhome të shtëpisë së fshatari e përshtatur si klasë shkollë. Sipas fakteve të sjella nga emisioni “Fiks Fare”, drejtoria arsimore e Elbasanit nuk ka paguar qiranë prej 3 muajsh dhe i zoti i shtëpisë ka kërkuar që deri me 15 tetor, po nuk i dhanë lekët e qirasë, do ti nxjerrë nxënësit jashtë. Drejtoria Arsimore nuk ka paguar lekët, 45 mijë lekë të vjetra në muaj, por ka deklaruar se do përitet përgjigja sipas procedurave. Në këto kushte, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Luan, ka vendosur të paguajë nga paga e tij shumën që duhet për qeranë e shkollës. Këtë e ka konfirmuar me një letër që i ka drejtuar “Fiks Fare”, i cili transportoi dhe problematikën në fshatin Vasjan. Më poshtë mesazhi i plotë i deputetit Luan Rama.

“I dashur Filip! Duke marrë shkas nga një kronike problematike, transmetuar në Fiks Fare disa ditë më parë për gjendjen e mjeruar në një të ashtuquajtur shkollë në një fshat të thellë të malësisë së Elbasanit, i indinjuar nga indiferenca shtetërore dhe në shenjë solidariteti njerëzor me mësuesen e shkollës, me nxënësit dhe gjithë banoret e atij fshati, më lejoni t'ju bëj me dije se kam vendosur që nga paga ime mujore, të paguaj për një vit qeranë e asaj "shkolle", me qëllim që të mos ndërpritet procesi mësimor dhe me shpresë se institucionet përgjegjëse do të mund të gjejnë një zgjidhje shterruese për këtë problem. Është vërtetë për të ardhur keq, është alarmante dhe po aq skandaloze që në Shqipërinë e vitit 2015, në Shqipërinë dixhitale ka ende realitete të tilla, siç nuk do të mund t’i imagjinonte dot askush. Për fat të keq, rasti që ju sollët nga Elbasani nuk është i vetmi! "Poema e mjerimit" vazhdon! Është një realitet që denoncon dhe akuzon! Ndaj, për t'ju bashkuar zërit tuaj dhe për t'u distancuar nga zhurma politike e shpifjeve, akuzave dhe përbaltjes pa cak, por edhe për të tërhequr vëmendjen e qeverisë e të politikës në përgjithësi kah dimensioni njerëzor e solidariteti, vlera të harruara apo për të cilat flitet më shumë për demagogji, po jua bëj të njohur nismën time, për të marrë përsipër atë që në fakt duhet ta bëjë shteti; të paguaj qeranë e dhomës-klasë shkolle. Duke ju falenderuar ndërkaq për gjithë sa bëni ju dhe emisioni juaj, si njeri prej shikuesve të shumtë te Fiksi, por edhe si koleg e mik prej shumë vitesh, ja jap vetes të drejtën t'ju inkurajoj të vazhdoni me guxim e kurajo profesionale e qytetare.

Me respekt, Luan Rama”.

SHKARKO APP