Luan Rama: Vlora përmbytet, kryeministri krihet (Video)

“Vlora përmbytet, kryeministri krihet” me Erdoganin në Ankara.

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, ka publikuar një video, ku shihet se si është përmbytur Vlora ditën e sotme.

Krahas videos, në postimin e tij në Facebook, Luan Rama shkruan se “Vlora përmbytet, kryeministri krihet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Luan Rama shton se këto pamje nga përmbytja e Vlorës janë dëshmia më e qartë se qindra milionë euro kanë shërbyer për të mbushur xhepat e çibanëve të korrupsionit që Kryeministri i ka ndërsyer Vlorës, dhe jo për të realizuar shërbimet për të cilat kanë nevojë qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim postimi i plotë i zëvendëskryetarit të LSI, Luan Rama, në Facebook:

Fakte në vend të fjalëve:
VLORA PËRMBYTET,
KRYEMINISTRI KRIHET…
Sot Vlora ka ndierë më shumë se kurrë se çdo të thotë investime për të vjedhur.
I gjithë qyteti është përmbytur nga ujërat, që prej rreshjeve të shiut, kanë vërshuar nga të gjitha anët, dëshmia më e qartë se qindra milionë euro kanë shërbyer për të mbushur xhepat e çibanëve të korrupsionit që Kryeministri i ka ndërsyer Vlorës, dhe jo për të realizuar shërbimet për të cilat kanë nevojë qytetarët.
Pamjet nuk kanë nevojë për koment.
Vlora përmbytet, Kryeminstri krihet…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?