Luarasi: Duhet të ketë kastrim të dhunuesve, e bëjnë shtete të zhvilluara

E ftuar në Ora News, pedagogia e Gazetarisë, Iris Luarasi u shpreh edhe për mundësinë e një kastrimi në lidhje me përdhunesit, duke iu referuar rastit të 15-vjeçares në Babrru.

Ai shtoi se një praktikë e tillë ndodh në disa vende të zhvilluara dhe bëhet që kur pedofili të dalë nga burgu të mos abuzojë me fëmijë të tjerë.

Iris Luarasi: Në një debat televiziv edhe për shkak të urrejtjet që kisha ndaj atij tipit, thash që duhet të ketë kastrim të dhunuesve. Kur e sheh, kastrim kimik është diçka që ndodh në botën e zhvilluar. Kalifornia në 1990, Alabama në 2019. 

E kanë bërë që shoqëria të ndihet e sigurt që kur pedofili të dalë nga burgu të mos ta bëjë me një fëmijë tjetër. Duket se po sjellë ndonjë gjë të mesjetës, por fakti që ndodh në vendet e zhvilluar nuk është një përçartje.

Pjesa tjetër është regjistri i pedofilëve. Ky regjistër ekziston në të gjitha vendet e zhvilluara. Për shkak të mungesë së këtij regjistri ne nuk e dimë se sa pedofilë kemi, mund të jemi në parajsë për ta. Nuk e dimë kur lëvizin në qytete. 

SHKARKO APP