Luarasi: Njerëzit u morën me brekët e Shukriut jo me fenomenin

Pedagogia Iris Luarasi ka ngritur edhe një shqetësim në rastin e videoskandalit Shukri Xhelilit. Sipas Luarasiot ajo që është e tmerrshme në këtë ngjarje përpos xhestit të Xhelilit është edhe mënyra se si opinioni publik e trajtoi këtë rast, duke mos u marrë me fenomenin por me të mbathurat e grisura të Xhelilit.

“Rasti unë e pashë atë natë në Ora Neës. Për herë të parë live në emision. Ajo që doja të thoja është që të nesërmen njerëzit diskutonin pjesën e hotelit dhe jo anën njerëzore ku një gjysh me dy mbesa, detyron një vajzë sa mosha e vajzës së tij, duke i kërkuar favore seksuale. Njerëzit diskutonin për të brendshmet e Shukrit, Kjo është absolutisht e tmerrshme, kur mendon që nuk u bën përshtypje fenomeni, por brekët e Xhelilit”

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=fwUZf4U-4fU&feature=player_embedded” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?