Luarasi: Rezultati i papritur i Trump, lidhet me komunikimin

Pedagogia, Iris Luarasi thotë se procesi zgjedhor në SHBA, mund të ketë një betejë të gjatë ligjore në rast se rezultati do të jetë i ngushtë siç duket deri tani. ”Për herë të parë po shohim një sagë gjyqesh, parashikoj që nuk do të ketë një vendim shumë shpejt”, tha ajo.

Sipas saj të dy kandidatët flasin për fitore të mundshme, por Biden është shumë i moderuar. Luarasi theksoi se sërish Donald Trump pavarësisht se është në disavantazh deri tani ka marrë një rezultat të papritur duke rrëzuar parashikimet e të gjitha sondazheve.

Rezultatin e jashtëzakonshëm të Trump, pedagogia e gazetarisë e lidh me komunikimin dhe populizmin e tij. ”Në një nga takimet e fundit të Trump shikoje njerëz që brohorisnin hiqe Faucin dhe Trump që u përgjigje po do ta bëj”, deklaroi Luarasi.

SHKARKO APP