Lubonja: Edhe Jezu Krishti të ndërtonte opozitë në Shqipëri, PS-ja do e eliminonte sepse kanë forcën

Analisti Fatos Lubonja thotë qeveria e Edi Ramës ka rritur autoritarizmin. Për të “forca e errët” e maxhorancës e rrëzon këtë opozitë. Lubonja u shpreh se opozita duhet të bëhet bashkë në një aleancë të madhe. Ai thekson edhe se për fat të keq, forcat e reja që i mbështes nuk duan një opozitë të madhe, por duan ta marrin vetë edhe ushtrinë e Berishës dhe të Metës.

“Qeveria ka rritur autoritarizmin. Po bën që njerëzit të jenë me maxhorancën me forma të ndryshme, me bukën e gojës, me patronazhimin. Unë shoh dhe dobësim të opozitës, edhe për shkak të historikut të opozitës. Edhe Jezu Krishti të ndërtonte opozitë në Shqipëri, këta do e eliminonin, sepse kanë forcën.

Opozita duhet të bëhet bashkë në një aleancë të madhe, që të ndalojnë këtë mazhorancë, që vazhdon me idenë që e kam thënë më herët krimi ndjell krimin. Për fat të keq, forcat e reja, që i mbështes, nuk duan një opozitë të madhe, por duan ta marrin vetë edhe ushtrinë e Berishës dhe të Metës.

“Forca e errët” e mazhorancës mund ta rrëzojë këtë opozitë. Ajo që ndodhi në Himarë ishte parathënie e asaj që ndodhi në zgjedhjet e vitit 2025. Nuk besoj se gjërat do të zgjidhen në Shqipëri me zgjedhje. Ajo që shoh është shembja e tunelit, kur të mbarojë pastrimi i parave dhe mos ketë më para. Ka punuar Rama në korruptimin e çdo opozitari”, tha Lubonja për ”News 24”.

SHKARKO APP