Lubonja: Kushtetuesja ndryshon vetëm po i erdhi urdhër politik. Hila: Berisha bullizuesi më i madh
Analisti Fatos Lubonja e quan politike vendimin e Kushtetueses për Sali Berishën. Ai tha se si Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të arrestuar, ndërsa Kushtetuesja mund të ndryshojë vetëm nëse i vjen ndonjë urdhër politik. ”Kush e urdhëron Kushtetuesen atëherë? Se nuk themi dot as që qëndrojnë amerikanët tani”, tha Lubonja. Sipas tij fakti se Berisha është i mbyllur në shtëpi dhe Meta në burg, tregon se Edi Rama nuk ka më frikën se mbajtja e tyre në “arrest” po i prishin imazhin.
Analisti Dritan Hila tha se nga pikpamja politike Edi Ramës nuk i prish punë Sali Berisha nëse është brenda apo jashtë. ”Në 2021 Rama i kishte të gjithë jashtë dhe prapë i mundi, pra mendoj se nuk i prish asnjë punë.
Votat e Berishës nuk janë për një luftë me SPAK, por janë për një politikan që nuk ka çfarë të ofrojë më. Nga pikpamja politike ky vendim i Kushtetueses nuk i jep asnjë votë plus, Berisha është bullizuesi më i madh i drejtësisë, shan drejtësinë nga prokurori më i thjeshtë te gjyqtari më i lartë”, tha Hila.