Lubonja për SPAK-un: Problem mbetet integriteti i prokurorëve, ka mjaftueshëm prova për “McGonigal”

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar deklaratat e kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani lidhur me hetimet e kësaj strukture. Lubonja tha se deklaratat ishin evazive dhe se duke i interpretuar ato mund të kuptohet se SPAK-u ka pavarësi totale me ligj, por problem mbetet integriteti i prokurorëve apo gjykatësve.

“Ata thonë se me ligj kanë pavarësi totale, por problem mbetet integriteti i prokurorëve apo gjykatësve. Në këtë aspekt ai ka dhënë një përgjigje evazive duke nënkuptuar se aty ka njerëz që nuk janë të pavarur.

Sa i përket Ramës ai tha se nuk ka rëndësi personi, por provat. Për mendimin tim ka shumë prova që kanë dalë nga gjyqi i McGonigal në Amerikë. Që ky duhet pyetur nuk ka nevojë për prova të tjera. Prokuroria kërkon dhe heton për prova, aq më tepër që ka prova në SHBA.

Sot për sot nuk e shoh drejtësinë. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Përgjigjet e tij ishin evazive, padyshim. Nga njëra anë tingëllon pak si propagandë, sikur justifikon punën e strukturës”, u shpreh ai në ”News 24”.

SHKARKO APP