Lubonja: Rama i rrezikshëm për demokracinë, Berishës iu dha shansi dy herë
Analisti Fatos Lubonja thotë se kryeministri Edi Rama është rrezik për demokracinë, ndërsa sipas tij Sali Berishës i është dhënë shansi dy herë dhe s’ka më çfarë të japë. Nga ana tjetër Lubonja u shpreh kritik edhe ndaj partive të reja duke thënë se nuk kanë aftësinë të bashkohen.
”Teza ime kryesore është që këtu nuk është problemi doni Ramën apo Berishën, por problemi qëndron nëse doni autokracinë apo demokracinë. Do rotacion sidoqoftë me këdo qoftë apo autokraci. Pra duhet futur në lojë të gjithë aktorët e tjerë kur flasim për opozitë. Unë kam thënë që një ndryshim nuk bëhet më Berishën, por nuk bëhet edhe pa Berishën dhe duhet gjetur një zgjidhje. Të dy janë konsumuar si figura politike. Rama është rrezik për demokracinë, Berisha i kemi dhënë shanse dy herë.
Një shans për Lapajn? Kam mbështetur edhe Bojaxhiun dhe Ben Blushin po ashtu. Sistemi ka pësuar një mutacion. Këta mendojnë që kanë ndërtuar identitetin e tyre kundër këtyre dy figurave dhe se drejtësia do t’u hapë rrugën këtyre se Berisha do futet në burg apo edh ca thonë se edhe Rama.
Pra kanë qasjen që duhet të ikë Berisha të na hapë ne rrugë dhe mbështesin SPAK me shpresën se do ta marrin. Mendimi është ky që kur të ikë edhe Berisha duke u arrestua apo diçka tjetër Rama do bëhet akoma më i rrezikshëm. Sepse edhe këta janë të paaftë për t’u bashkuar. Adriatiku del thotë hajdeni te Skënderbeu i radhës, edhe Arlin Qori, edhe Berisha po ashtu pra duhet diçka tjetër”,-tha në ”News 24”.
KOHA JONË SONDAZH

