Lubonja: Skënderbeu është mitizuar dy herë
Nuk kanë munguar debatet e forta dhe argumentat e ndryshme, në emisionin “Të Paekspozuarit”. Analisti Fatos Lubonja deklaroi se Skëndërbeu është mitizuar dy herë, ndërsa për gazetarin Virgjil Kule, Skëndërbeu ishte një politikan i cili ka një veprimtari të rëndësishme në të kaluarën.
Fatos Lubonja: Duhet ndarë historia nga miti. Ai është një figurë që është mitizuar dy herë. Miti i parë është si kalorës i krishtërimit. Në kohën e Skëndërbeut nuk kishin lindur kombet.
Virgjil Kule: Skëndërbeu ishte politikan, kishte ambicje shtetare dhe në plan të parë kishte politikën. Madje gjeopolitikan, dhe këtë e ka vërtetur me veprimtatrinë e tij. Dhe duhet bërë njëherë e mirë ndarja e mitit nga historia, dhe ndarja e karrierës personale, me trashgiminë e Skëndërebut. Ai me të drejtë quhet hero i shqiptareve pasi ishte i pari që mori inisitatën për të ndërtuar një monarki mesjetare dhe për të hedhur një traditë shtetformuese të këtij vendi. Skëndërbeu luftonte dhe i kundërvihej kujdo kush e pengonte në planin e tij monarkik pasi ai kërkonte krjimin e e monarkisë arbërore.
Provokimi i historianit: Skënderbeu ka bërë masakra, njësoj si Mlladiç në Bosnjë
Pëllumb Xhufi: Skënderbeu nuk ka qënë kalorës i krishtërimit

