Lubonja tregon shkakun e vërtetë pse PS-ja tërhoqi pr.ligjin për Amnistinë Penale

Analisti Fatos Lubonja, thotë se nëse mazhoranca socialiste do të arrinte të kalonte ligjin për amnistinë me 84 vota, pa e marrë ata përgjegjësinë e plotë, nuk do e kishin problem.

Ai theksoi se është pikërisht fakti që nuk arritën të mbledhin 84 votat arsyeja se përse socialistët u tërhoqën, dhe jo justifikimi i traditës së konsensusit.

”Nuk është problemi se këtu kemi një qeveri të angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe vërtetë mund të jetë e ashpër, por për mendimin tim aty kërcet korrupsioni nga mëngjesi në darkë. Nëse do ta kalonin me 84 vota, pa e marrë ata përgjegjësinë nuk do e kishin problem. Fakti që nuk i bëjnë dot 84 vota është arsyeja pse janë tërhequr. Jo siç thotë Çuçi që është tradita e konsensusit, ata kanë bërë ligjin elektoral që duhet me konsensus pa opozitën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?